Werder Bremeni ka shënuar fitore të rëndësishme për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Skuadra nga Bremeni ka mposhtur në çerekfinale skuadrën e Regensburgut, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Golin e vetëm që kishte vlerën e kualifikimit tutje e ka realizuar, Osako në minutën e 52-të.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica luajti nga minuta e parë deri në të 73-tën, dhe u vlerësua me notën 6.6 nga uebsajti i njohur ‘SofaScore’.
Werder Bremeni në gjysmëfinale do të ketë punë të vështirë, pasi do të ketë përballë Leipzigun.