Milot Rashica dhe Valon Berisha janë përzgjedhur titullar për skuadrat e tyre në ndeshjet e javës së 21-të të Bundesligës.
Werder Bremen do të kërkojë fitoren përballë Union Berlin, si mundësinë e fundit për t’u dhënë fund rezultateve të dobëta.
Në anën tjetër, Fortuna e Valon Berishës do të jetë mysafir i Wolfsburgut.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:30.