Werder Bremen në hall, klauzola e lirimit të Rashicës skadon në qershor

Werder Bremeni nuk ka nevojë të frikësohet për largimin e Milot Rashicës për një çmim të lirë, shkruan “Sport Bild”.

Kjo për shkak se klauzola e lirimit të reprezentuesit kosovar, që parasheh se ai mund të largohet për 38 milionë euro dhe për 15 milionë euro nëse klubi bie nga Bundesliga, skadon më 15 qershor.

Bundesliga nuk do të mund të përfundojë deri në atë datë, që do të thotë se Rashica mund të largohet nga Bremeni për një çmim të plotë, transmeton zeri.

Rashica është njëri prej futbollistëve kyç të Bremenit, derisa Liverpooli dhe Leipzigu kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *