Werder Bremenin do të përpiqet të arrijë një rezultatë sa më të mirë sonte në takimin e parë të Play Off-it të Bundesligës gjermane, transmeton Insporti.
Ekipi i Milot Rashicës pret në shtëpi Heindenheim, ekip ky që doli në vend të tretë në Bundesliga 2.
Bremeni arriti ta shmanget eliminimin direkt nga liga vetëm në javën e fundit të Bundesligës, ku fitoi 6-1 ndaj Kolnit si vendas ndërsa Fortuna Dusseldorfit, humbi nga Union Berlini dhe ra nga elita e futbollit gjerman.
Takimi i parë luhet sonte në “Weserstadion” me fillim nga ora 20:30.
Milot Rashica, i cili shënoi në ndeshjen e fundit e nis takimin nga minuta e parë.