Arsene Wenger kishte parashikuar që tregu i transferimeve do të bëhej shumë i shtrenjtë për klubet dhe se lojtarë të mëdhenj do të mund të transferohen me parametër zero në të ardhmen.
Wenger duke folur në një intervistë në vitin 2017 kishte paralajmëruar transferime bombastike me parametër zero.
Transferime si Lionel Messi, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma janë trasnferuar me parametra zero dhe tani edhe Leon Goretzka mund të transferohet tek Manchester United si transferim i lirë.
“Mendoj që në të ardhmen do ta shihni këtë gjë më shpesh. Përse? Sepse shuma e transferimeve është e lartë, edhe për një lojtar normal”, tha ai.
“Ju do të shihni shumë lojtarë që do të shkojnë në vitin e fundit të karrierës sepse asnjë klub nuk mund ta paguajë çmimin e tyre dhe në 10 vite do të jetë një gjë e zakonshme”, shtoi ai.
“Kjo mund të jetë gjë e mirë sepse paraqitja dhe forma e lojtarit nuk varen me gjatësinë e kontratës, nëse do të ishte ashtu do të nënshkruanim me lojtarë për 20 vite”, përufndoi Arsene Wenger.