Vushtrria dhe Kek-u bien nga Liga e Parë, sezonin e ardhshëm luajnë në Ligën e Dytë

Vushtrria dhe Kek-u janë dy skuadrat që nuk kanë arritur të sigurojnë mbijetesën në Ligën e Parë.

Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 27-të dhe të fundit për sezonin 2020/21 në Ligën e Parë.

Vushtrria pësoi humbje si vendase 1-3 nga A&N, kurse Kek-u mposhti 2-1 2 Korrikun, por nuk ishte e mjaftueshme.

Vushtrriasit e mbyllën sezonin me 20 pikë në pozitën e fundit në Grupin A, kurse skuadra nga Obiliqi me 28 pikë në Grupin B.

Kësisoj, të dy këto skuadra nga sezoni i ardhshëm do luajnë në Ligën e Dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *