Vuçiqi përmendi Kaçanikun, reagon ashpër KF Lepenci

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq e përmendi qytetin e Kaçanikut sot në një intervistë në Radiotelevizionin e Serbisë.

Ai tha se nuk mund t’i gënjej serbët se kombëtarja e Serbisë në futboll do të pritet në Kaçanik nëse arrin ndonjë sukses.

‘Çka të bëjë që serbët nuk duan të dëgjojnë këtë. T’i gënjenj se do të kemi dalje te Vlora dhe se në Elbasan do të bëjmë nuk e di çka, që në Kaçanik do ta presin reprezentacionin serb kur të arrijë diçka’, ka thënë Vuçiq.

Sekretari organizativ i Lepencit, Shemsedin Abazi ka reaguar ndaj presidentit serb, duke thënë se vetëm ëndrra mund të shohin se do ta sjellin ekipin serb në Kosovë.

“Siç e kanë humbur luftën, ashtu vetem mund te shohin enderr se mund ta sjellin ekipin serb në Kosovë sepse shteti i Kosovës është Zot në tokat e veta dhe se ëndërrat e tyre janë të shuara qysh prej luftës së shenjtë të UÇK-së”, ka deklaruar për “Indeksonline”.

Klubi i Lepencit aktualisht luan në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, ndërkohë në të kaluarën ishte pjesë edhe e Superligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *