Vëllai i yllit të Tottenhamit Serge Aurier, Christopher, është vrarë me armë zjarri në orën 5 të mëngjesit të sotëm në Francë. Vrasësi është në arrati.
Christopher Aurier ishte vetëm 26-vjeçar dhe u plagos rëndë me armë zjarri pranë një klubi nate në Toulouse dhe vdiq në spital pak orë më vonë, sipas Le Point dhe Europe 1, raporton Gazeta Express.
Banorët e Toulouse e gjetën atë të shtrirë në tokë me plagë në stomak dhe e lajmëruan policinë.
Vëllai i viktimës, Serge, luajti në fitoren e Tottenhamit 2:1 kundër Arsenalit në derbin e Londrës veriore pak orë më herët.
Autoritetet franceze e kanë nisur një hetim ndaj rastit, ndërsa dorasi është ende në arrati pasi kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Edhe Christopher ishte futbollist dhe luante për Toulouse Rodeo në kategorinë e pestë të futbollit francez.
? ALERTE INFO – #FaitsDivers : Le frère du footballeur Serge #Aurier ex @PSG_inside #PSG tué par balles à #Toulouse ce matin vers 5h sur la voie publique. Le jeune homme de 26 ans est déclaré décédé à l’hôpital. L'auteur du meurtre est en fuite (Le Point). pic.twitter.com/MWoIohOVgk
— FranceNews24 (@FranceNews24) July 13, 2020