Vojvoda zbulon të ardhmen e tij, tregon ambiciet e Kosovës

Mërgim Vojvoda është një nga futbollistët kryesorë në Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Vojvoda është pjesë e klubit të njohur italian, Torino. Ai në edicionin e parë tek torinezët, po bën një sezon jashtëzakonisht të mirë. Performanca e tij e mirë tek Torino, por edhe te ‘Dardanët’ po vlerësohet lartë nga njohësit e futbollit.

Vojvoda ka folur për të synimet e Kosovës në Ligën e Kombeve, paraqitjet e tij tek Torino si dhe për të ardhmen e tij.

Vojvoda premton më të mirën për Kosovën

Ai thotë se në çdo sfidë Kosova hynë për fitore. Vojvoda mendon se Kombëtarja jonë e ka shansin e mirë që përmes Ligës së Kombeve të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

“Me Kosovën në qershor si në çdo ndeshje tjetër hyjmë në fushë vetëm për fitore”, tha Vojvoda.

“Është shans i mirë për t’u kualifikuar përmes kësaj ligë. Do të japim gjithçka që të arrijmë këtë qëllim”

Kujtojmë se Liga e Kombeve nis në muajin qershor, derisa ‘Dardanët’ sfidën e parë e luajnë në udhëtim tek Qipro me 2 qershor.

Vojvoda shprehet i kënaqur me formën e tij të mirë në sezonin e parë në Torino.

“Sezoni po shkon mirë. Kemi kualitet në ekip dhe kemi një trajner të mirë që nxjerr më të mirën nga lojtarët. Jam i kënaqur me formën time në Torino”, pohoi Vojvoda.

E ardhmja e yllit të ‘Dardanëve’

Djali me prejardhje nga Drenica, ka folur edhe për të ardhmen e tij. Vojvoda thotë se ndihet mirë në Torino, dhe sipas tij, klubi është i kënaqur me performamcën që shfaq ai. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë e transferimit në ndonjë klub tjetër.

“Për momentin jam i përqendruar vetëm në Torino dhe do të fokusohem deri në ndeshjen e fundit. Ndihem shumë i lumtur në Torino dhe klubi është i kënaqur me punën time. Torino është ekip me histori, klub i madh në Serie A. Por në futboll gjerat mund të ndryshojnë shumë shpejtë dhe vera është e gjatë”, ka përfunduar Vojvoda.

Ylli i ‘Dardanëve’ kohëve të fundit sipas mediave italiane, është duke u monitoruar nga gjiganti italian, AC Milan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *