Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, do të vazhdojë karrierën te Torino. Klubi italian ka njoftuar se futbollisti ka vazhduar kontratën me klubin deri më 30 qershor 2025.
Ai është pjesë e Torinos që tri vjet. Me Torinon ka pasur 103 paraqitje dhe ka realizuar tre gola.
Para se të kalonte te Torino, Vojvoda ishte pjesë e Standard Lieget.
Vojvoda në shkurt mbush 29 vjet.
Ai ka edhe 53 paraqitje e dy gola për përfaqësuesen e Kosovës.