Mërgim Vojvoda në verën e shkuar la Standard Liege dhe u transferua te Torino në Serie A, ku po luan mjaft mirë, pavarësisht periudhës së vështirë, që vetë klubi po kalon gjatë kohëve të fundit. Skuadra e lojtarit të Përfaqësueses së Kosovës renditet në vendet e fundit të tabelës, me vetëm 11 pikë pas 15 ndeshjesh.
Së fundmi Vojvoda ka dhënë një intervistë për mediet belge, ku ka treguar më shumë rreth të shkuarës dhe vuajtjeve të tij, duke treguar gjithashtu se nuk pendohet që zgjodhi të transferohet te Torino.
“Kam ardhur te Torino për të bërë punën time. Kam një kontratë të mirë dhe mund të vendos familjen time në një strehë. Kështu që nuk kam pse pendohem sepse ndodh gjithmonë që një ekip të kalojë periudhë të vështirë, siç ndodhi vjet me Anderlecht”.
“Është më shumë se krenari të siguroj jetesën e familjes sime. E them pa asnjë ndjenjë turpi. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të merrja kaq para sa sot. Në fakt as nuk jam mësuar të jetoj me aq shumë luks”.
“Është bukur të blej çdo gjë që dua, por as nuk e harroj kohën e 5 viteve më parë kur luaja me Iena në kategorinë e katërt gjermane dhe jetoja me 600 euro në muaj”.
“Flija në një dhomë të errët e të pisët hoteli dhe përpiqesha çdo javë të gjeja një punë jashtë futbollit për të përballuar jetesën. Kështu, unë e di rëndësinë e parave. Jam krenar që besova te vetja ime”, u shpreh Vojvoda.