Voca nënshkruan me skuadrën turke

Turqia është kthyer në një prej destinacioneve të preferuara të futbollistëve nga Shqipëria e Kosova, të cilët me radhë po firmosin të shumtë në numër në Superligën turke apo kategorinë e dytë në këtë vend. I fundit në listën e gjatë të firmave është ajo e mesfushorit Idriz Voca, i cili i ka dhënë lamtumirën futbollit zviceran për të firmosur në elitën e futbollit turk.

Mesfushori 23-vjeçar me tipare mbrojtëse, luajti në fundjavë ndeshjen e tij të 100-të për Luzernën në kampionatin zviceran. Ajo do të ishte edhe ndeshja e tij e fundit e në këtë klub, pasi sot Voca ka nënshkruar me klubin e Ankaragucu në Turqi.

Lojtari ka firmosur për dy vite, me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes një tjetër sezon me ekipin turk. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës kështu bën hapin e radhës në karrierën e tij, duke shkuar në një kampionat i cili po përforcohet ndjeshëm në këtë sezon, me emra cilësorë që pritet të rritin edhe më shumë konkurrencën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *