Përfaqësuesja e Sllovenisë është më e vlefshme e Grupit 3 në Ligën C të Kombeve, ku bënë pjesë edhe Kosova, Greqia dhe Moldavia.
Kosova i ka mësuar kundërshtarët gjatë të martës pas shortit të hedhur në Amsterdam për Ligën e Kombeve.
Dardanët janë vendosur në Grupi C, dhe do të përballet me përfaqësuese të njohura si Greqia e Slloveninë dhe një më pak e njohur si Moldavia.
Por, sa janë të vlefshme këto ekipe përfaqësuese dhe a dallojnë shumë në mes vete?
Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, Sllovenia është përfaqësuesja që ka vlerën më të madhe në grup me 160 milionë euro.
Kosova, ashtu sikurse edhe Greqia janë të përafërta, duke u vlerësuar me nga 100 milionë euro ekipet e tyre.
Kurse, Moldavia gjenden në vendin e fundit pasi vlerësohet me vetëm 20 milionë euro.
Ndeshjen e parë, Dardanët pritet ta zhvillojnë me tre shtator në udhëtim te Moldavia.