Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi e ka publikuar në profilin e llogarisë së tij në Facebook fotografinë e Enea Koliçit, portierit të Gjilanit që realizoi golin e minutës së fundit në ndeshjen e ndërprerë kundër Ballkanit.
Enea Koliçi realizoi me kokë në minutën e fundit të ndeshjes për t’i barazuar shifrat në 1:1, gol ky që tani nuk do të vlejë.
Kjo për shkak se Komisioni i Garave të FFK-së mori vendim të regjistrojë ndeshjen me rezultat zyrtar 0:3 në favor të Ballkanit.
Komisioni i Garave mori këtë vendim për shkak të sulmit ndaj portierit të Ballkanit nga disa tifozë të Gjilanit që hyrën në fushë për të festuar golin e Koliçit.
Komisioni i Garave i FFK-së gjithashtu ka marrë vendim të inicoj procedurë disiplinore ndaj SC Gjilanit për shkak të dështimit në organizim të ndeshjes.