Njëra ndër gjërat më të shëmtuara në futboll është padyshim pështymja e kundërshtarit.
Është gjëja më e neveritshme dhe më abuzive që mund të bëjë një lojtar ndaj kundërshtarit, derisa për të duhet të jetë një ndëshkim i rëndë.
Me të drejtë, Borussia Monchegladbach dhe Bundesliga e kanë ndëshkuar veprimin e Marcus Thuram që në fundjavën që shkoi pështyu në fytyrë lojtarin e Hoffenheimit, Stefan Posch.
BBC Sport raporton se lojtari është ndëshkuar me gjashtë ndeshje mos lojë dhe një gjobë rreth 40 mijë euro.
https://www.instagram.com/p/CI_gUZSjWuE/?igshid=helsdis8ym7t
Për ta rënduar edhe më shumë ndëshkimin e tij, Gladbach ka çuar atë ndëshkim në 150 mijë euro, e që sipas Bid, ajo shumë do të shkojë e gjitha për bamirësi.
Thuram ka kërkuar falje pas ndeshjes për atë veprim të shëmtuar përmes një postimi në Instagram, mirëpo kjo gjë nuk e ka shpëtuar nga gjoba e rëndë. /Telegrafi/