Vjen më në fund një lajm i mirë, ja kur pritet të rikthehet Armando Broja

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja është afër për të bërë rikthimin e plotë në fushat e blerta.

Futbollisti i huazuar nga Chelsea tek Everton nuk është paraqitur këtë sezon për shkak të lëndimeve në këmbë, por shqiptari po fillon dalëngadalë t’i rikthehet përgatitjeve në palesër dhe shpresohet që ai të kthehet në stërvitje të lehta këtë javë, raportojnë mediat britanike.

Ka shumë pak gjasa që ai të jetë gati të përballet me West Hamin këtë fundjavë, por me përjashtim të pengesave të mëtejshme, ai duhet të jetë në grumbullim me ekipin në fund të nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *