Vjen konfirmimi, Anglia humb dy lojtarët e rëndësishëm për ndeshjen me Shqipërinë

Nëpërmjet faqes zyrtare të kombëtares së Anglisë, këta të fundit kanë konfirmuar dy mungesa të rëndësishme për ndeshjen me Shqipërinë ditën e diel, duke filluar nga ora 18:00.

“Tre luanët” do të bëjnë në ndeshjen me Kombëtaren tonë pa dy lojtarë të rëndësishëm, siç është sulmuesi i Mançester Junajtid, Markus Rashford dhe ai i Arsenalit, Bukajo Saka.

Të dy lojtarët nuk janë të gatshëm për ndeshjen me Shqipërinë, teksa vuajnë nga dëmtimet. Në këtë situatë, të dy futbollistët janë kthyer në skuadrat e tyre respektive dhe ndeshjen me mes Shqipërisë dhe Anglisë do e ndjekin nga TV, transmeton Panoramasport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *