Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të vizitojë këtë të enjte (nesër) Shqipërinë.
Kreu i qeverisë botërore të futbollit do të zhvillojë takime me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, por jo vetëm.
“Supersport.al” ka mësuar edhe agjendën Infantinos nga momenti kur do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe të gjitha vizitat.
Agjenda e vizitës së Gianni Infantinos në Tiranë:
12:55 Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”.
13:15-13:45 Do të udhëtojë nga aeroporti në drejtim të Hotelit ku do të qëndrojë (Xheko Imperial).
13:55-14:00 Infantino do shkojë nga hoteli te Kryeministra.
14:00-15:00 Kreu i FIFA-s i shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të zhvillojnë takim me kryeministrin Edi Rama.
15:00-15:05 Do shkojë nga Kryeministria te stadium “Air Albania”.
15:00-16:00 Infantino i shoqëruar nga Duka do të vizitojë dhe inspektojë nga afër stadiumin “Air Albania”.
16:00-16:05 Do të kthehet te hoteli.
18:00-19:30 Do të vizitojë “shtëpinë e futbollit”, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe do të zhvillojë takim me Presidentin Duka, present do të jetë edhe Kryeministri Rama. Ku në orën 19:00 Infantino, Rama dhe Duka do mbajnë një komunikim për mediet.
19:30-23:00 Infantino, Duka, Rama dhe disa ministra do të darkojnë te Pallati i Brigadave.