Viti 2022 nis me super-lajmin për Haaland, norvegjezi do të luajë në Spanjë

Sulmuesi më i kërkuar në botë, norvegjezi Erling Haaland ka vendosur që e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë.

Konfirmimi ka ardhur në ditët e fundit, gjatë pushimeve që ai po bën pikërisht në Gadishullin Iberik. Prej kohësh flitet për kalimin e tij te Real Madrid apo Barcelona, dhe duket se lojtari ka zgjedhur që një prej këtyre skuadrave do të jetë etapa e radhës e karrierës.

Babai i tij, njëkohësisht edhe menaxher i lojtarit, është i fiksuar pas Spanjës dhe udhëton shpesh atje qoftë edhe për të luajtur golf. Një dashuri që duket ia ka transmetuar edhe të birit, i cili për pushimet e fundvitit ka zgjedhur Marbejan në Spanjë. Pikërisht në lokalitetin turistik, Haaland është ndeshur me disa tifozë të cilët sigurisht e kanë pyetur për të ardhmen e tij.

“Do të luaj këtu, në Spanjë”, është përgjigjur me seriozitet futbollisti sipas “AS”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *