Visar Bekaj me paraqitjet bravuroze ndaj Sivassporit, priti edhe një penallti

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, ka bërë një paraqitje brilante me Hataysporin në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Sivassporit.

Hatayspor mori një barazim të madhe 1-1 në udhëtim te Sivasspori në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Ligës së Parë të Turqisë.

Më meritori për këtë barazim të mysafirëve ishte portieri i Kosovës, Visar Bekaj, i cili pati një paraqitje të kompletuar.

Përveç disa pritjeve dhe daljeve të sakta, Bekaj priti edhe një penallti në minutën e 83-të të ndeshjes.

Bekaj u tregua i zgjuar dhe refleksiv në goditjen e penalltisë nga Daniel Avramovski, pasi arriti t’ia ndal goditjen në stilin ‘panenka’.

Kështu, përkundër formës së dobët të skuadrës së tij shkaku edhe i problemeve financiare, Bekaj vazhdon të shkëlqej dhe të tregojë çdo ditë se e meriton një klub më të madh ose një kampionat më të fortë.

Portieri nga Prishtina ka qenë lojtari me notën më të lartë te Hatayspor në ndeshjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *