Humbja 3-0 pothuajse e konfirmuar në tavolinë përballë Juventusit ka acaruar tifozët e Napolit.
Pasi Liga italiane konfirmoi se në rast moszhvillimi të sfidës së programuar për ditën e diel në orën 20:45 Juventusi fitonte në tavolinë, pëkrahësit e Napolit kanë shpalosur banderola që sulmojnë klubin bardhezi.
Skuadra e Juventusit zbriti në fushë e tij duke treguar se ishte gati që takimi të luhej. Drejtuesit e Napolit nuk pranuan që skuadra të udhëtonte drejt Torinos pas rasteve me koronavirus në ekip.
Mossensibilizimi i palës bardhezi me Napolin që takimi të luhej në një datë tjetër u ka lënë shije të hidhur tifozëve napolitanë.
“Virusi më i keq është Juventusi” dhe “Federata, shërbëtore e padronit” u shpalosën para stadiumit të Napolit.