Gerrard Pique dhe Vinicius Junior kanë pasur disa diskutime në fushë për një penallti të kërkuar nga braziliani gjatë ‘El Clasicos’ në “Santiago Bernabéu”.
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit shfrytëzoi kanalin e tij zyrtar në Youtube për të shpjeguar se çfarë ndodhi atë natë në fushë.
Vetëm pas ndeshjes, Vinicius e kishte kuptuar se kishte akuzuar njeriun e gabuar.
“Nuk të kam prek, nuk të kam prek”, i kishte thënë Pique Viniciusit, i cili tregon se vetëm pasi pa gjithçka në përsëritje, kuptoj ato që i tha Pique.
“mendoja se ka ndërhyrë ai, por vetëm pasi pash videon e kuptova që nuk ishte ai. Prandaj ai më ka thënë a je i çmendur?”.
Vinicius tha se është mirë që gjërat që ndodhin në fushë të mbesin në fushë.
19 vjeçari shënoi në El Clasico duke e ndihmuar Realin ta mposhtë Barcelonën.