Sulmuesi Vinicius Junior ka kaluar 20 mijë kilometra në këtë pushim ndërkombëtar, por nuk ka arritur ta luajë asnjë minutë me kombëtaren e Brazilit.
20-vjeçari u ftua nga trajneri nga Tite për ndeshjet kualifikuese të Kupës
së Botës ndaj Venezuelës dhe Uruguait, por nuk luajti asnjë minutë për Selecao.
Ai ishte përsëri një zëvendësues i papërdorur në mbrëmjen e kaluar në fitoren 1-0 dhe pritet të fluturojë përsëri në Madrid sonte para se të kthehet në stërvitje me ekipin e Zinedine Zidane nesër (e enjte).
Sipas gazetës spanjolle Marca, udhëtimi i përgjithshëm i sulmuesit brazilian ka shkuar rreth 21 mijë kilometra.
Udhëtimi nga Madridi në Rio dhe pastaj nga Rio në Sao Paulo dhe anasjelltas dhe nga Rio në Montevideo dhe nga Montevideo në Madrid thuhet se ëshë plot 20,700 kilometra.
Ky udhëtim pa asnjë minutë lojë po cilësohet si një ‘goditje’ për Vinicius Jr, përveç lodhjes.
Megjithatë, lojtari ka të ngjarë të fillojë për Realin kundër Villarrealit në fundjavë për shkak të infektimit të Eden Hazard me COVID-19./Telegrafi