Vinicius Jr: Araujo është mbrojtësi më i mirë me të cilin jam përballur

Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, lavdëroi Ronald Araujon e Barcelonës, duke e quajtur atë si mbrojtësin më të mirë me të cilin është përballur ndonjëherë.

Komentet e Vinicius Jr erdhën gjatë intervistës së tij për “Candena SER” pas ndeshjes kur Real Madridi e mposhti Chelsean 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League të mërkurën mbrëma në stadiumin Santiago Bernabeu.

“Mbrojtësi më i mirë me të cilin jam përballur deri më tani është Araujo. Ai është shumë i fortë dhe shumë i mirë. Kjo është arsyeja pse ai luan për Barcelonën”, tha Vinicius Jr.
Vinicius Jr dhe Araujo janë përfshirë në duele magjepsëse në përballjet e fundit në El Clasico, me trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili e vendosi uruguajanin si një mbrojtës të djathtë për të markuar sulmuesin brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *