Villarreal – Manchester United, penalltitë vendosin për fituesin e trofeut të Europa League

Kanë përfunduar edhe vazhdimet në finalen e Europa League.

Manchester United dhe Villarreal e kanë mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë 1 me 1.

Gerrard Moreno shënoi golin për skuadrën spanjolle, kurse Edinson Cavani shënoi për Manchester United.

Ndeshja tashmë shkon në penallti dhe do të jenë ato që do të vendosin për fituesin e këtij trofeu.

Kujtojmë që herën e fundit kur një finale u vendos në penallti ishte viti 2014, atje ku trajneri Unai Emery e fitoi atë ndeshje me skuadrën e Sevillas ndaj Benficas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *