Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng, ka marrë shumë vëmendje gjatë kohës së fundit – fillimisht shkaku i spekulimeve për një largim potencial nga Allianz Arena e tani për një ndërhyrje ndaj mesfushorit të Hoffenheimit, Christoph Baumgartner.
Mesfushori australian i Hoffenheimit, Christop Baumgartner e kishtë pësuar një ndërhyrje të keqe nga mbrojtësi i Bayernit Jerome Boateng, vetëm katër minuta pasi hyri në ndeshjen e 1/8 të finales së Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal).
Ndërhyrjen mund ta shikoni Këtu
Përkundër që kishte qenë duke fituar me rezultat 3:1 në minutën e 75-të, Boatengu bëri çmos për ta ndalur një aksion të Baumgartner, duke u gjuajtur mbi të. Videoja e kësaj ndërhyrjeje është bërë virale nëpër rrjete sociale.
Bayern Munichu kaloi në fazën çerekfinale të DFB Pokal, pasi arriti ta fitojë këtë ndeshje kundër Hoffenheimit me rezultat 4:3 në Allianz Arena.
Hoffenheimi kaloi në epërsi qysh në minutën e tetë të ndeshjes, kur Ihlas Bebou e gjuajti topin, i cili u devijua nga Jerome Boateng dhe hyri në portë.
Por, Bayerni u këndell shpejt nga ky autogol dhe e gjeti golin e barazimit me një autogol të skuadrës. Këtë herë ishte Benjamin Hubner ai që e mposhti portierin e vet duke e drejtuar një harkim të topit drejt portës.
Thomas Muller pastaj e shënoi golin e tij të katërt në po aq ndeshje të zhvilluara në vitin 2020 për ta kaluar në epërsi Bayernin. Robert Lewandowski ishte i bindur se e kishte siguruar fitoren për Bayernin me dy golat e tij pasues, mirëpo në fund Hoffenheimi për pak sa s’arriti ta barazojë rezultatin, falë dy golave të shënuara nga Munas Dabbur.