Video: Wolfsburg e nis furishëm me dy gola, Kukësi humb penallti me Rrocen

Kukësi nuk mund të përballojë furinë e gjermanëve të Wolfsburg. Ekipi mik shënoi golin e parë në minutën e 21′ me anë të Weghorst.

Ky i fundit shfrytëzoi një gabim në mbrojtje dhe nuk gaboi për 0-1.

Miqtë nuk u ndalën aty sepse arritën të shënonin dhe golin e dytë me anë të Lacroix. Gjika doli nga porta duke grushtuar një top që mbeti në zonë, futbollisti kundërshtar nuk e kishte të vështirë të shënonte.

Në krahun tjetër, Kukësi kishte mundësi të shënonte me penallti, por Rroca gaboi, Gjuajtja e tij u ndal nga portieri kundërshtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *