Ndeshja ndërmjet Villarreal dhe Maccabi Tel Aviv rrezikon që të shtyhet. Sfida është parashikuar që të luhet prej orës 21:00, por një stuhi e madhe ka përfshirë qytetin spanjoll.
Klubi ka postuar një video nga studimi ku shihen qartë reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta. Skuadrat nuk kanë dal në pistë për të zhvilluar nxehmjen e as gjyqtarët.
Tapeti i blertë është i tejmbushur me ujë dhe me shumë mundësi ndeshje mund të shtyhet. Gjasat janë të mëdha të ndodhë në rast se nuk do të pushojnë reshjet e dendura.
#UEL | Ay, mare ?♂️… pic.twitter.com/TbPh1uAuj4
— Villarreal CF (@VillarrealCF) November 5, 2020