Moment argëtues në Juventus-Roma.
Protagonistët kanë qenë Cristiano Ronaldo dhe arbitri i ndeshjes Orsato.
Portugezi ka goditur traversën dhe ka pretenduar se topi mund të kishte përfunduar brenda portës.
Gjyqtari i ka bërë me shenjë se nuk kishte marrë asnjë sinjal nga goal-line technology, por CR7 ka dashur ta kontrollojë vetë, duke shkaktuar të qeshurat e arbitrit.