Nuk ka rëndësi nëse je në vend të parë apo të fundit, ndeshjet në Angli nuk janë kurrë të lehta.
Leicesteri e provoi në kurriz, pasi humbi me rezultatin 1-0 ndajNorwichit jashtëfushe.
Ekipi i vendit të fundit mori 3 pikë të arta ndaj “Dhelprave” që mund t’i rikthejnë në garë për të qëndruar në Premier League.
Leicesteri është dorëzuar për titull, pasi Liverpooli është shumë larg, ndërsaChampionsi duket i siguruar me dënimin e Manchester City-t, praktikisht skuadra
është në një zonë qetësie.
Këtë moment të fjetur të ish-kampionëve të Anglisë e ka shfrytëzuar Norwich që i mposht me rezultatin minimal.
Takimi u vendos në minutën e 70′, kur një gjuajtje e fortë e Lewis u ndal në portënkundërshtare.
Një goditjet që shtangi miqtë dhe që me shumë mundësi do të jetë kandidat për golin e javës.
Golin mund ta shikoni KETU
Jamal Lewis only scores bangers? pic.twitter.com/lVRgilNUe8#NCFC #NORLEI
— Canary Cast (@CastCanary) February 28, 2020