Video: Muriqi dhe Gustavo, Fenerbahçe bën përmbysjen e çmendur

Vedat Muriqi dhe Luis Gustavo kanë qenë heronjtë e Fenerbahçes në fitoren kundër Kayserisporit me rezultatin 2-1.

Ekipi i Fenerit po humbiste në shtëpi, pasi miqtë kishin shënuar me anë të Mensah në minutën e 59′.

Përmbysja dukej thuajse e pamundur për vendasit, pasi luajtën me 10 lojtarë që prej minutës së 12′ kur Tofun u ndëshkua me karton të kuq.

“Magjia” e Fenerit do të niste me golin e Muriqit në minutën e 87′. Shqiptari ktheu në gol një penallti.

Për të shpërthyer festën mendoi mesfushori Luis Gustavo, i cili shënoi një supergol në të 89′. Ai mori një top në hyrje të zonës dhe me një gjuajtje të bukur e pushoi në rrjetë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *