Lazio është rikthyer te fitorja pas disa rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Lacialët mposhtën me rezultatin 2-1 Cagliarin në një ndeshje me dy fytyra. Vendasit humbën në pjesën e parë, por kthyen rezultatin në sfidën e dytë.
Fantastic goal by Sergej Milinkovic-Savic. What a shot! #LazioCagliari
pic.twitter.com/RH7vtfw4aG— Football World (@FTTV10) July 23, 2020
Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve. Ata shënuan me anë të Simeones në minutën e 45′. Futbollisti mik shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes vendase dhe çoi topin në rrjetë. Strakosha mund të bënte diçka më mirë, pavarësisht devijimit të topit.
Ciro Immobile scores to give Lazio the lead. Nice goal there. #LazioCagliari
pic.twitter.com/aGGn8SciIU— Football World (@FTTV10) July 23, 2020
Pjesa e dytë nisi me ritëm tje tër dhe direkt me furinë e Lazios. Milinkovic-Savic shënoi një supergol në minutën e 52′ duke shpalosur të gjithë klasin e tij, ndërsa Ciro Immobile mendoi për t’i vendosur vulën ndeshjes në 2-1. Ai shënoi gol duke qenë para Ronaldos në garën për këpucën e artë dhe i dha 3 pikë Lazios.