Mesfushori shqiptar, Keidi Bare, është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën mes Tenerifes dhe Malagas.
Futbollisti kuqezi e nisi titullar takimin për miqtë, por që në pjesën e parë, u largua drejt dusheve.
Në minutën e 40-të, Bare mori kartonin e parë të verdhë, pas një faulli në mesfushë.
Katër minuta më vonë, Bare jep një pasim të gabuar dhe në nerva e sipër, kërkon të rifitojë topin sa më shpejt.
Por ndërhyrja e tij është e parregullt dhe gjyqtari nuk ngurron t’i tregojë kartonin e dytë të verdhë, duke e larguar futbollistin shqiptar nga fusha e blertë.