Kapiteni i Copenhagen, Zeca, e falënderoi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer për gjithçka që ka bërë ai në Manchester United, pas përballjes mes dy klubeve në Ligën e Evropës, të hënën.
Manchester Unitedi e siguroi një vend në gjysmëfinale të Ligës së Evropës duke e mposhtur Copenhagen me rezultat 1:0 në çerekfinale, që u zhvillua në Gjermani.
Mesfushori portugez Bruno Fernandes e shënoi golin e vetëm të ndeshjes, që erdhi nga pika e penalltisë në kohën shtesë, pasi koha e rregullt përfundim me barazim pa gola.
Pas sinjalizimit të fundit të ndeshjes nga gjyqtari, Bruno ishte duke biseduar me Zecan, i cili më vonë e lavdëroi Solskjaer për punën që e ka bërë ai në Old Trafford.
“Faleminderit për gjithçka që ke bërë në Manchester”, i tha greku, që është tifoz i Manchester Unitedit, trajnerit norvegjez.
Norvegjezi iu përgjigj duke i thënë: “Po tentojmë ta kthejmë sërish”.
Zeca (Copenhagen captain) to Solskjær: "Thank you very much for everything you have done in Manchester." #mulive [@DAZN_CA] pic.twitter.com/Q1Fryn462Q
— utdreport (@utdreport) August 11, 2020
Manchester Unitedi do të përballet me fituesin e duelit mes Wolves dhe Sevillës për një vend në finalen e Ligës së Evropës. /Gazeta Express/