Manchester United e ka filluar me humbje 3-1 edicionin 2020/21 në Ligën Premier kundër Crystal Palaces.
Por, Paul Pogba nuk ishte në ditën e tij më të mirë apo më mirë të thuhet se nuk është në elementin e tij prej kohësh.
Mesfushori francez kishte një moment të sikletshëm te Djajtë e Kuq, pasi brenda 30 sekondave lojë, bëri tri gabime në mesfushë.
Pogba nuk arriti të ndiqte lojën e bashkëlojtarëve, duke dhuruar topin te lojtarët e The Eagles.
Ole Gunnar Solskjaer duke se kishte parë mjaftueshëm nga loja e Pogbas dhe vendoi që në minutën e 67-të t’i jepte shansin Donny van de Beekut që të debutonte për Unitedin, duke shënuar po ashtu golin e vetëm ta takimit për Djajtë e Kuq.
Paul Pogba summed up in 30 seconds. pic.twitter.com/Yx6DC4gh8y
— RH (@Kovaholic) September 20, 2020