Mbrojtësi i Barcelonës, Klement Lengle, u pa duke qarë në makinën e tij pas barazimit 1:1 të Bacrelonës në La Liga ndaj Cadizit ditën e djeshme.
Skuadra spanjolle por edhe futbollisti francez po kalon një kohë të mundimshme në “Nou Camp”.
Ekipi i Ronald Koeman që tani ka humbur gjitha gjasat për titull, objektiv të vetëm e ka për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi francez, ishte shkaktar i penalltisë e cila solli golin e barazimit të Cadizit. Një mbrëmje zhgënjyese për Lengle, i cili gjatë përballjes me fansat e Barcelonës, nuk i kurseu lotët brenda makinës së tij.
Ky moment është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.