Atalanta është një nga ekipet më të rrezikshme në Serie A. Ekipi italian ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Napolit të trajnerit Gennaro Gattusos. Një sfidë që nisi si e barabartë, por që napolitanët morën një goditje të rëndë që në 45 minutat e para. David Ospina u përplas keq me Rui dhe u detyrua të linte fushën me barrelë. Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me vrull për vendasit. Pasalic dërgoi topin në rrjetë në minutën e 47′ për 1-0. Ai mori një top të mirë nga Papu Gomez dhe i harruar i vetëm në zonë nuk e kishte të vështirë të përshëndeste rrjetën.
Çorientimi i Napolit vijoi dhe në minutat në vazhdim, pasi Gosens shënoi golin e dytë në minutën e 56′. Një tjetër vendosje e gabuar e mbrojtjes së Napolit që i japin mundësi vendasve të shënojnë.
La somptueuse action collective de l’Atalanta pour le 2-0! ?#AtalantaNapoli https://t.co/S2vTQQwGVz
— SUIVEZ NOUS ? (@LaVARDuFoot) July 2, 2020
Përfundimisht, Atalanta merr 3 pikë dhe shuan ëndrrat e Napolit për Champions. Hysaj nuk u aktivizua në këtë sfidë, ndërsa Gjimshiti luajti 81 minuta duke treguar nivel të lartë.