Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë organizuar një ndeshje futbolli ndërmjet veteranëve të të dy skuadrave përfaqësuese.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e KF ‘2 Korriku’ në Prishtinë, ku morën pjesë emra, si Erion Bogdani, Armend Dallku, Alban Bushi, Altin Lala, Muharrem Sahiti, Eroll Salihu, Sheremet Isufi, Arsim Plepolli, Haxhi Zeka etj.
Ndeshja e zhvilluar në kushte shumë të mira atmosferike u mbyll pa fitues dhe rezultati ishte 0-0, njofton KP.
I pranishëm për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.