Lionel Messi ka realizuar 734 gola në karrierën e tij të shkëlqyeshme, por vetëm për njërin prej tyre ka kërkuar falje, pasi e shënoi. Më 2015, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi në fitoren 3-0 ndaj skuadrës argjentinase, River Plate, në finalen e Botërorit të Klubeve, por festa e tij ishte e heshtur.
Në vend që të shpërthente, siç bëri kur shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve 2011 në “Wembley”, Messi thjesht ngriti duat lart, shenjë pothuajse e ndjesës për 16.000 tifozët e River Plate, që ishin në stadium.
Megjithëse ai ka një afinitet të veçantë me Newell’s Old Boys, klubin ku hodhi hapat e parë si futbollist, kapiteni i Argjentinës u ndje keq për thyerjen e zemrave të mbështetësve të River Plate.
“Unë e di se sa përpjekje kanë bërë të gjithë ata tifozë për të udhëtuar deri këtu dhe sa të ngazëllyer ishin, – tha Messi në një intervistë pas ndeshjes, me FIFA-n. – Dhe aty isha unë, argjentinasi, duke shënuar golin e parë dhe duke ua prishur të gjitha ëndrrat. Nuk e di nëse në të vërtetë po veproja keq, por ishte një lloj kërkim faljeje”.
D'Onforio(President, River Plate) "Messi is a gentleman. When he scored the goal he raised his hand in apology" pic.twitter.com/YPp80q9LTf
— Argentina Football Media (Eng) (@ARG_soccernews) December 21, 2015
Na fakt ishte një gjest plotësisht i mirë nga Messi, i cili është gjithmonë shquhet për sportivitetin. Në vitin 2019, Leo tregoi klasin e tij, duke i thënë gjyqtarit që të mos akordojë një goditje dënimi në favor të tij, pasi nuk ishte e tillë. Një sinqeritet sportiv për t’u admiruar.