Vështirësohen gjërat për Southamptonin, Newcastle ka dërguar ofertë të majme për Brojën

Armando Broja duket se do të thyejë çdo rekord si sulmuesi më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Nëse me statistikat e golave të shënuara ka ende punë dhe kohë përpara, në shifrat, ka nisur menjëherë shkëputjen.

Tuttomercatoweb raporton se Newcastle ka dërguar një ofertë stratosferike për sulmuesin shqiptar duke ofruar 40 milionë euro për të pasur kartonin e tij.

Për t’u veçuar është fakti se Broja ka luajtur thuajse vetëm 10 ndeshje me Southamptonin në Premier League dhe kartoni i tij është rritur në mënyrë të frikshme.

Kjo pasi në shumë ndeshje në fillim Broja është aktivizuar vetëm pak minuta, deri në momentin që shfaqi veten për të fituar besimin e trajnerit Hasenhutl.

Kujtojmë se gjatë ditës është raportuar se Southamptoni ka dërguar ofertë prej 30 milionë eurove Chelseat për kartonin e plotë të futbollistit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *