Skuadra e dy mbrojtësve më të mirë që ka Kosova dhe Shqipëria për momentin, Verona do ta pret sonte në stadiumin Marcantonio Bentegodi kampionin për tetë vite rresht në Itali, Juventusin
Juventusi sot ka udhëtuar në Verona të Italisë ku do të përballet me skuadrën e Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës.
Skuadra e dy mbrojtësve shqiptarë ka startuar me sistemin e saj të tanishëm, 3-5-2 ku në qendër prapë janë Marash Kumbulla dhe Rrahmani.
Kujtojmë se Verona ka ditur ti shkaktojë kokëçarje shumicës së skuadrave të mëdha në Itali këtë sezon ku në ndeshjen e mesjavës ata arritën që të nxjerrin një barazim në Romë kundër Lazio.
Në anën tjetër në formacionin e Juventusit sot ka startuar me treshen sulmuese, Ronaldo, Costa dhe Higuain duke lënë prapë jashtë Paolo Dybala.