Njëri nga futbollistët më në formë në kampionatin shqiptar, Ernest Muçi vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së shumë skuadrave.
Së fundmi në skenë ka dal ajo e Serie A, Verona. Për lojtarin ky klub ka bërë një ofertë që shkon rreth 400 mijë euro. Oferta ka qenë në tavolinën e presidentit Refik Halili, por ky i fundit e ka refuzuar ofertën.
Klubi i Serisë A nuk ka ofruar më shumë para me idenë që lojtari ende nuk ka dhënë shumë në fushën e lojës. Klubi i Tiranës është i bindur që shuma që do të marrë nga shitja e Muçit mund të jetë nga më të mirat e parë ndonjëherë në Shqipëri. Sipas “Panoramasport”, Tirana aktualisht ka një ofertë 600 mijë euro për të shitur Muçin në një kampionat tjetër.
Me shumë mundësi marrëveshje do të bëhet këto ditë dhe nga marsi sulmuesi bardheblu do të ndërrojë fanellën e skuadrës.