Ish trajneri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka zbuluar se Sir Alex Ferguson i ka dërguar klubit një mesazh urimi dhe paqeje, me The Reds që të enjten u konfirmuan kampion të Premierligës.
Një fitore 2:1 e Chelseas kundër Manchester Cityt ia mundësoi Liverpoolit titullin e kampionit pas 13 vitesh, me skuadrën e Jurgen Klopp që renditet me 23 pikë më shumë se ndjekësit e parë në tabelë.
“Ai na ka kontaktuar për të na uruar, ju nuk jeni në një luftë”, ka deklaruar Dalglish, përcjell lajmi.net.
“Ekziston një konkurrencë mes armiqve të vjetër, por në fund të vitit ju dërgoni një letër urimi për të thënë shumë mirë”.
“Kjo vazhdon dhe është një kompliment i shkëlqyeshëm. Ju mund të jeni rivalët por keni inteligjencën në mënyrë që të jeni shpirtmadh për të dërguar një letër, për të thënë urime”.