Kasper Schmeichel mund të mos jetë njeriu i vetëm meritor për penalltinë e humbur të Mohamed Salah kundër Leicester.
“Dhelprat” triumfuan 1:0 kundër Liverpoolit në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Premierligë.
Por, ky rezultat i Leicester Cityt nuk ka mundur të jetë i njëjtë sikur ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 16-të.
Goditjen e Salah e priti “gardiani” i vendasve, Kasper Schmeichel i cili kuptoi anën e goditjes.
Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendje të madhe është veprimi i mesfushorit të Leicester Cityt, Maddison.
Ky i fundit u kap nga kamerat duke i “përshpëritur” diçka te veshi i Salah.
Salah owners, blame James Maddison. #LEILIV pic.twitter.com/x6wPP7kKEJ
— Fantasy Football Ninja (@FFNinja_) December 28, 2021
Ndryshe, Liverpooli me këtë disfatë mbetet me 41 pikë në vendin e dytë, me gjashtë pikë më pak se City lider.