Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në xhiron e 30-të në Seria A, ndaj Cagliari.
Ekipi i Stefano Piolit ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull të Seria A, me fitoren minimale 1:0 ndaj Cagliari.
Ishte një ndeshje e kontrolluar nga Milani, pasi kishin posedimin e topit dhe rastet, por që nuk po arrinin t`i konkretizonin.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, shkruan lajmi.net.
Edhe në pjesë të dytë Milani kishin dominimin dhe e gjetën golin pas një goditje shumë të mirë të mesfushorit Bennacer, në minutën e 59` të ndeshjes.
‘Rossonerët’ po e kërkonin edhe golin e qetësisë, pas golit të parë, por nuk arritën të realizojnë.
Me tre pikët e arkëtuar sot Milani e përforcon edhe më shumë vendin e parë 66 pikëve, tre pikë më shumë se Napoli dhe gjashtë më shumë se Interi, por ‘Nerrazzurët’ kanë një ndeshje më pak.
Pas kësaj humbje Cagliari qëndron në vendin e 17 me 25 pikë.