Do të jetë një rikthim ende në shenjën e heshtjes në tribunat e stadiumeve të Premier League.
Siç është njoftuar nga Qeveria Britanike të hënën, në fakt, duke filluar nga muaji tetor nuk do të ketë dritë jeshile për fluksin e tifozëve në stadiumet e kampionatit elitar anglez (në realitet u fol vetëm për disa dhe deri në një maksimum prej 25% të kapacitetit total).
Në bazë të vendimit të ekzekutivit të udhëhequr nga Boris Johnson është vala e re e infeksioneve që po godet Mbretërinë e Bashkuar.
Kështu, do të duhet të pritet mbase nëntori ose dhjetori për të parë të paktën një përqindje të vogël të tifozëve në stadiumet angleze.