Vëllaznimi ndahet me trajnerin Mirel Josa

Mirel Josa nuk është më trajner i KF Vëllaznimit.

Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptar.

“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimi. KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, njoftojnë Kuqezinjtë.

Ish-trajnerit të Prishtinës nuk i ecën punët mirë me rezultate në Gjakovë dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes mes palëve.

Vëllaznimi synon të rikthehet në Superligë, por në javët e fundit ka ngecur prapa në Grupin A të Ligës së Parë pas rezultateve zhgënnyese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *