Vëllai i trajnerit të Llapit, Tahir Batatina dhe anëtari i kryesisë, Amrush Batatina ka bërë një koment interesant sa i përket kthimit të portierit italian, Giacomo Nava. Nava është rikthyer në skuadrën llapjane por duket se kjo nuk i ka pëlqyer Amrushit.
Rikthimin e portierit italian e lajmëruan zyrtari i klubit, Besart Hoti dhe trajneri i portierëve të Llapit, Bekim Mulliqi, nëpërmjet publikimit të një fotografisë së bashku me Navën në një nga kafeteritë e qytetit të Podujevës.
Amrush Batatina komentoi duke thënë se nuk i duhet asgjë skuadrës së Llapit dhe vetëm do të merr pagë badihava.
“Valla kurgjo nuk po na duhet veq me marrë pagë badihava”, ishte komenti i vëllait të Tahir Batatinës.