Vëllai i Pogbas: Unitedi duhet ta shesë tani, ose ai do largohet…

Francezit i skadon kontrata në vitin 2022, ndërsa para disa muajve agjenti Mino Raiola njoftoi se Pogba preferon largimin.

Mathias i ka bërë thirrje Unitedit që ta shesë Pogban nëse duan të fitojnë para, ndryshe ai do largohet si agjent i lirë.

“Është i lumtur. Është duke përmirësuar lojën e tij. Ka edhe një vit në kontratë”.

“Nuk e di nëse do qëndrojë. E vetmja gjë që mund të them është se Unitedi duan para, ata duhet ta shesin tani. Kjo është e vetmja gjë që mund të them”.

“Nëse jo, ai do largohet falas. Nuk kam dëgjuar asgjë për rinovimin e kontratës”, tha ai.

Pogba dje ishte në stol në fitoren e thellë ndaj Southamptonit 9 – 0, por mund të rikthehet kundër Evertonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *