Vëllai i Emirit nga Katari konfirmon transferimin e Lionel Messit në PSG

Zhvillimet lidhur me Lionel Messin tashmë janë në qendër të vëmendjes, shkaku i të ardhmes së tij.

Ende nuk ka nodnjë konfirmim se ku do të luaj argjentinasi pas largimit nga Barcelona si lojtar i lirë, por që shënjestra më e përafërt tashmë dihet.

I vëllai i Emirit të Katarit ka konfirmuar se argjentinasi ka nënshkruar për Paris Saint-Germain.

Khalid bin Hamad Bin Khalifa Al-Thani, i cili është vëllai i Emirit që zotëron PSG-në , konfirmoi në një postim në mediat sociale se negociatat me 34-vjeçarin ishin të përfunduara dhe së shpejti do të vinte një njoftim.

“Negociatat përfunduan zyrtarisht, do të ketë një njoftim më vonë #Messi”, postoi Al-Thani në Twitter.

Ky lajm nuk është befasi pasi Pep Guardiola e përjashtoi Manchester Cityn nga gara për të nënshkruar me Messin në konferencën e tij për shtyp dhe është e qartë se vetëm dy klubet do të ishin në gjendje të përballonin për të nënshkruar me Messin.

Në përpjekjen e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve, PSG tani do të ketë në skuadër lojtarë të dëshmuar si Messi dhe Sergio Ramos, duke mos përjashtuar Gigi Donnarumman, Achraf Hakimin dhe Georginio Wijnaldumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *